X

“Hera e tretë që të mbjellat në Korçë dëmtohen nga breshri”, Braimllari: Fermerët në mëshirë të fatit, asnjë ndihmë nga qeveria


Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari deklaron se fermerët e Korçës janë në mëshirë të fatit pa asnjë ndihmë nga qeveria.

Duke iu referuar dëmeve të shkaktuara nga breshri në fushën e Korçës, Braimllari shkruan se banorët po përballen çdo ditë me papërgjegjshmërinë e institucioneve shtetërore dhe me degradimin e kësaj qeverie.

“Fusha e Korçës përballet me papërgjegjshmëri dhe arrogancën e qeverisë, fermerët në mëshirë të fatit.

Banorët e fushës së Korçës po përballen çdo ditë me papërgjegjshmërinë e institucioneve shtetërore dhe me degradimin e kësaj qeverie. Është hera e tretë që të mbjellat e kësaj zone prishen brenda dy muajsh nga rënia e breshrit dhe fermerët nuk marrin asnjë ndihmë nga qeveria.

Qeveria Rama ka degraduar bujqësinë duke e kthyer në bujqësi klienteliste në shërbim të oligarkisë. Sot fermerët e fushës së Korçës kanë nevojë për mbështetje reale për evidentimin e dëmeve dhe për subvencione me qëllim që produkti dhe djersa e tyre të mos shkojë dëm”, shkruan Braimllari.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME
Moti i keq zbraz plazhet, sinoptikania: Nga nesër rriten temperaturat, ja si do të jetë gushti

I nxehti afrikan i ka lënë vendin stuhive. Reshjet e shiut dhe era e fortë përfshinë vendin gjatë 24 orëve...

Close