X

Gjendet i vdekur 57-vjeçari në Gjirokastër


Një 57-vjeçar në Gjirokastër është gjendur pa shenja jete. Njoftohet se G. S., në rrethana ende të paqarta është gjetur në mjetin e tij tip kamionçinë.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se burri është goditur me sende të forta.

Ndërkohë, Policia Gjirokastër ka ngritur pika kontrolli dhe po kontrollon zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Njoftimi:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Në aksin rrugor rural Polican-Suhë, shtetasi G. S., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, në rrethana ende të paqarta është gjetur i pajetë në mjetin e tij tip kamionçinë.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se është goditur me sende të forta.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komsiariatit të Policisë Gjirokastër kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
U nisën me gomone, por i zë stuhia. Roja bregdetare shpëton tre të rinj në Vlorë

Tre të rinj janë shpëtuar sot në Vlorë, pasi rrezikuan të mbyten në det si pasojë e motit të keq....

Close