X

FOTO/ E frikshme! Kjo është gropa gjigante e shkaktuar nga shpërthimi në Bejrut


Shpërthimi i djeshëm në Liban, i cili shkatërroi një pjesë të mirë të Bejrutit ishte tmerrësisht i fuqishëm dhe dyshohet se u shkaktuar nga 2 700 ton lëndë kimike të braktisura në port.

Deri më tani janë konfirmuar 100 të vdekur dhe më shumë se 4 000 të plagosur, ndërsa kërkimet vijojnë më tej pasi dyshohet se numri i të vdekurve është shumë më i madh.

Paraprakisht dyshohet se shpërthimi u shkaktua nga 2 700 ton nitrat amoni të ruajtura pa kujdes në port, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes.

Ndërkohë, me rënien e pluhurit dhe qartësimin e pamjes ka dalë në pah gropa e madhe e shkaktuar nga shpërthimi në portin e Bejrutit.

Pamjet nga ajri tregojnë një gropë gjigante të shkaktuar nga shpërthimi, i cili u krahasua me një bombë bërthamore.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, KRYESORE, LAJME
Punëtori humbi jetën duke rregulluar makinerinë, policia arreston biznesmenin në Tropojë

Pronari i një biznesi në Tropojë është arrestuar nga policia pasi një ditë më parë një punonjës që punonte në...

Close