X

“Duhet kujdes”, mjeku i njohur: Të rinjtë të respektojnë distancën sociale, mosha e thyer më e rrezikuara


Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, duke folur në “News 24”, duke folur për koronavirusin, deklaroi se të rinjtë janë ata që duhet të respektojnë distancën sociale, pasi janë rrezik për prindërit apo gjyshërit.

Alimehmeti theksoi se duhet të vazhdohet që të kihet kujdes e të mbahet distanca sociale e të respektohen rregullat e thëna tashmë disa herë në publik, si masa ndaj Covid-19.

“Unë do iu bëja thirrje të rinjve që të kenë kujdes, sepse ata mund ta përcjellin tek të moshuarit. Kjo sepse të moshuarit janë ata që kanë rrezik real nga Covid-19.

Shqipëria është një vend që ka ecur në mënyrë normale. Shtete që e kanë lënë të bëjë qejfin e vet virusin, është parë që aty ka rrezik më të madh”, deklaroi Alimehmeti.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Avokati i Ylli Ndroqit: Televizionin e ka marrë me kredi, pronat i ka trashëgimi nga babai

Avokati i Ylli Ndroqit Alban Qafa ka deklaruar para gazetarëve se pasuritë e tij janë të trashëguara ose të blera...

Close