X

Deputetja dhe dy fëmijët infektohen me koronavirus: Jemi vetëizoluar


Deputetja e Kuvendit të Kosovës Donika Kadaj ka dalë pozitive me koronavirus. Ajo e ka bërë publik rezultatin e tamponit me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Kadaj thotë se bashkë me të kanë rezultuar pozitivë edhe dy fëmijët e saj, dhe tashmë janë vetëizoluar.

Pakk ditë më parë në Kosovë rezultoi pozitivë me koronavirus edhe kryeministri Avdullah Hoti, ndërsa u shërua kreu i LDK Isa Mustafa.

POSTIMI:

Të dashur miq, dje kam rezultuar pozitiv në testin për Covid-19. Njëjtë sikur unë, edhe dy fëmijët e mi, Dardani e Doruntina.

Prej se e kemi marrë testin jemi vetëizoluar dhe do të qëndrojmë kështu duke respektuar rekomandimet e IKShPK, të cilët i falënderoj për punën e pandalshme e të palodhshme.

Është momenti ta ruajmë njëri-tjetrin, duke ndjekur veç tre hapa: mbajtje të maskës, mbajtje të distancës dhe mbajtje të higjienës personale.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, BALLKAN, FLASH, LAJME
Terrorizuan banorët duke qëlluar me breshëri automatiku, kapen pesë persona në Berat

Policia ka arrestuar pesë persona në Berat për shkak se qëllonin gjatë natës me breshëri automatiku në zonat rurale duke...

Close