X

Departamenti i Shtetit: S’ka indikacione se sulmi në Bejrut u krye nga ndonjë shtet i huaj


Dy zyrtarë amerikanë thanë që nuk kishte asnjë indikacion se shpërthimi i madh në Bejrut ishte rezultat i një sulmi nga ndonjë vend ose aleatët e tij. Një zyrtar në kushte anonime pranë Departamentit të Shtetit dhe një anëtar i bashkësisë së inteligjencës amerikane thanë për Associated Press se për momentin shpërthimi duket se është shkaktuar nga depozitimi jo i duhur i eksplozivëve.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha gjithashtu se “nuk e kanë idenë” për çfarë aludoi presidenti Donald Trump kur tha gjatë një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë të martën se shpërthimi “duket si një sulm i tmerrshëm”.

Trump më vonë tha që “gjeneralët e tij të shkëlqyeshëm” thanë se ata ndjeheshin sikur ishte një sulm.Të paktën 113 njerëz humbën jetën në një shpërthim shkatërrues në portin e Bejrutit, dhe më shumë se 4,000 të tjerë u plagosën.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, BOTA, FLASH, LAJME
FOTO/ Imazhet satelitore tregojnë shkatërrimin e vërtetë të shpërthimit në Bejrut. Sa njerëz kanë mbetur pa strehë, dëmet e shkaktuara, shkaku dhe…

Imazhet satelitore japin një pasqyrë më të qartë të shtrirjes së vërtetë të shkatërrimit në Bejrut pasi një depo e...

Close