X

Brataj thirrje qytetarëve: Nëse respektohen masat, situata ndryshon për tri javë


Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, shprehet se nuk ka arsye për të qenë pesimistë dhe se respektimi i masave kolektive dhe veçanërisht përgjegjësia personale janë elementët kyç që do të zgjidhin situatën.

Në një intervistë për A2 CNN, Brataj u shpreh se njerëzit duhet të kuptojnë se gjithçka varet nga sjellja e të gjithëve dhe bën thirrje për respektimin e masave të miratuara nga qeveria.

Masat janë tashmë të çliruara, dhe numrat janë pak a shumë ato të parashikuara edhe pse shqetëson fakti që janë në rritje. Por nuk ka masa të reja, mjafton të respektohen të vjetrat.  Njerëzit duhet të kuptojnë që varet nga gjithsecili. Sado inspektorë të kesh, dikush mund të shpëtojë”, thotë mjeku.

Brataj shton se duhet menduar me një farë optimizmi, dhe se “në qoftë se këto respektohen, për tri javë numrat e pandemisë zbresin në mënyrë të dukshme”.

Nga ana tjetër Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se në 24 orët e fundit janë konfirmuar dhe 139 raste të reja me COVID dhe kanë humbur jetën 6 pacientë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Ministra e Mbrojtjes bën bilancin/ Shuhen vatrat e zjarreve në qarqet Lezhë, Fier, Elbasan e Vlorë

Stuhia dhe reshjet e dendura të mëngjesit të sotëm, kanë pasur edhe anën e tyre pozitive. Ministria e Mbrojtes ka...

Close