X

Arbana poston foton nga plazhi, fansat i zbulojnë “sekretin”


Arbana Osmani është një ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptar.

Pak kohë më parë, Arbana konfirmoi se është në pritje të ëmbël, por së bashku me partnerin e saj, Eduart Grishaj janë treguar shumë e rezervuar për të dhënë detaje rreth shtatëzanisë.

Së fundmi, Arbana ka ndarë me ndjekësit një foto në Instagram, teksa pozon nga plazhi, krahas së cilës shkruan: “Mirëmëngjes”. Por, ndjekësit kanë arritur të kapin një detaj, pasi si duket moderatorja ka postuar një foto të vjetër.

“Nuk është foto e vjetër kjo? Nuk i shpëton gjë syrit të ndjekësve.”, ka qenë komenti i njërit prej ndjekësve, komenti i cili ka marrë dhe vëmendjen e Arbanës.

“Nuk ju shpëton gjë juve. S’mund të ishin ndryshe ndjekësit e mi”. ia ka kthyer moderatorja.

Kujtojmë që Arbana dhe Eduart Grishaj jetojnë prej kohësh një histori të bukur. Lajmin se është në pritje të ëmbël moderatorja e dha përmes një postimi në Instagram, teksa uronte partnerin për ditëlindje.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
“Je bërë si të tjerat”, Fifi iu përgjigjet kritikëve pas rënies drastike në peshë

Fifi është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Krijuesja e hitit “Mbarova” është komentuar shumë për shkak...

Close