X

Akuzohen për dhūnë në familje, tre të arrestuar në Tiranë


Tre persona janë arrestuar nga policia për dhūnë fizike në familje. Ata u ndaluan në Tiranë, Shkozë dhe Valias të Vjetër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Po nga specialistët për Hetimin e Krīmit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 33 vjeç, sepse ka ushtruar dhūnë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, duke e kërcënuar nëpërmjet telefonit.

Nga specialistët për Hetimin e Krīmit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. L., 55 vjeç, pasi në Shkozë, në banesë, ka ushtruar në mënyrë të vazhdueshme dhūnë psikologjike dhe fizike ndaj motrës së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krīmit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. GJ., 49 vjeç, pasi në Valias të Vjetër, në banesë, ka ushtruar dhūnë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes”, njofton policia.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Kryemadhi me lahutistin e njohur: Opozita e Bashkuar do të investojë në ruajtjen e vlerave

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka ngritur akuza ndaj ministres së Kulturës për çështjen e trashëgimisë jo...

Close