X

FOTO+VIDEO/ 2.700 ton lëndë plasëse shkatërruan Bejrutin, raportohen 100 vīktima


Një nga shpërthimet më të mëdha në botë, ndodhi natën e kaluar në Bejrut, duke vrārë të paktën 100 njerëz dhe duke plāgosur mijëra të tjerë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se më shumë 4.000 persona janë plāgosur si pasojë e shpërthimit në portin industrial të qytetit, shkruan Daily Mail.

Dëshmitarët okularë kanë treguar për përvojën e tyre nga ky shpërthim i fuqishëm që është dëgjuar madje 125 milje larg – në Greqi, shpërthim ky që ngjante me një sulm “me bombë bërthamore”.

Për shkak të zjarrit të madh ekipet e shumta të zjarrfikësve dolën në terren, duke tentuar ta lokalizojnë zjarrin që kishte përfshirë shumë ndërtesa e shtëpi.

Ministri i Brendshëm pranoi se lendet plasëse që ishin mbajtur në depo që nga viti 2004 mund të jenë shkak i shpërthimit.

Mediat lokale raportojnë se 2.700 tonelata lëndë kimike kanë shpërthyer. Kryeministri libanez Hassan Diab është zotuar se personat përgjegjës për këtë katastrofë do ta paguajnë çmimin e merituar, ndërsa dita e sotme është shpallur ditë zie.

Në anën tjetër, Izraeli ka mohuar akuze si shkaktar i incidentit madje i është bashkuar vendeve si Britania e Madhe, Franca, SHBA-të duke i ofruar ndihmë Libanit në kohën kur vendi po përballet me krizën më të madhe ekonomike dhe financiare.

Zyra e Punëve të Jashtme e Britanisë së Madhe, ka bërë të ditur se punonjësit e ambasadës së tyre në Liban nuk kanë pësuar ndonjë lëndim nga ky shpërthim. Disa milje larg, ballkonet e ndërtesave janë shembur nga shpërthimi i fuqishëm, duke bërë që edhe xhamat të thyhen dhe të mbulojnë rrugët e qytetit.

Aeroporti kryesor i Bejrutit që është gjashtë milje larg portit detar është dëmtuar nga shpërthimi.

Guvernatori i portit u ka thënë gazetarëve se nuk i di shkaqet e shpërthimit dhe se nuk ka parë dëme të tilla më parë në jetën e tij, duke i krahasuar këto skena me ato të Hiroshima dhe Nagasakit, ku këto qytete japoneze u sulmuan me bomba bërthamore gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Spitalet janë mbingarkuar nga numri i madh i pacientëve që janë lënduar gjatë shpërthimit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Moti i keq rrëzon pemën, bllokohet aksi Gjirokastër-Kakavijë

Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe erë kanë pushtuar të gjithë vendin mëngjesin e kësaj të mërkure....

Close