X

Video/ Momenti rrëqethës në Bejrut, babai bën gjithçka që të mbrojë të birin, e fut nën tavolinë dhe…


Kamerat e sigurisë brenda një apartamenti privat në Bejrut, kanë filmuar momentin kur një baba i pushtuar nga paniku bën gjithçka që ta mbrojë djalin nga shpërthimi i fuqishëm që dridhi tërë kryeqytetin e Libanit.

Ky baba tërë kohën e përqafonte të birin duke tentuar ta qetësojë, e në fund nga dridhjet e mëdha si pasojë e shpërthimit e fut nën tavolinë dhe me trupin e tij e mbron.

Kujtojmë që në Bejrut sot kanë ndodhur të paktën dy shpërthime të fuqishme, ku si pasojë kanë humbur jetën të paktën 30 persona. Këto të dhëna i ka konfirmuar edhe Kryqi i Kuq në Liban.

Dyshohet se shkak i shpërthimit ishte një depo gjigante me mjete piroteknike që gjendej në afërsi të portit detar të këtij qyteti.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, BOTA, FLASH, LAJME
VIDEO/ Guvernatori i Bejrutit shpërthen në lot: Është si në Hiroshima, zjarrfikësit që erdhën të shuanin zjarrin janë zhdukur

Kryeqyteti i Libanit, Bejrut, është goditur nga disa shpërthime të fuqishme, e sipas Kryqit të Kuq të Libanit, deri më...

Close