X

VIDEO/ Guvernatori i Bejrutit shpërthen në lot: Është si në Hiroshima, zjarrfikësit që erdhën të shuanin zjarrin janë zhdukur


Kryeqyteti i Libanit, Bejrut, është goditur nga disa shpërthime të fuqishme, e sipas Kryqit të Kuq të Libanit, deri më tani kanë humbur jetën të paktën 40 persona dhe mijëra tjerë janë lënduar.

Spitalet janë stërmbushur, të gjitha agjencitë shtetërore kanë dalë në teren, kurse e tërë kjo situatë ka prekur shumë guvernatorin e Bejrutit, Marvan Abud, i cili para gazetares shpërtheu në lot.

Derisa përreth tij shiheshin rrënojat e ndërtesave dhe objekteve tjera afariste, Abud këtë katastrofë e ka krahasuar me sulmet bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki që kanë ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Edhe pse dyshohet se shpërthimi ka ndodhur në një depo të materialeve shpërthyese pranë portit detar të qytetit, shkaku i saktë ende nuk dihet.

Abud ka konfirmuar se ka shpërthyer një zjarr i madh dhe se ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes duke tentuar ta lokalizojnë, kur për një moment janë zhdukur.

“Po i kërkojmë, në këto momente 10 prej tyre konsiderohen të zhdukur. Duket sikur ajo çfarë ka ndodhur në Japoni në Hiroshima dhe Nagasaki. Kjo ma kujton atë ngjarje. Gjatë tërë jetës sime nuk kam parë shkatërrime të këtyre përmasave. Është një katastrofë nacionale”, ka thënë Abud duke mos mundur të ndalë lotët.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, BOTA, FLASH, LAJME
FOTOGALERI/ Bejruti i shkatërruar përmes pamjeve

Njerëz të gjakosur, rrugë të shkatërruar, spitalet e tejmbushura! Kjo është panorama që të ofrohet këtë të martë në rrugët...

Close