X

Si mund të ketë njerëz që votojnë akoma Edi Ramën?!


Nga Ylli Manjani/

Nëse ka ende shqiptarë që besojnë dhe votojnë Edi Ramën, atëherë s’ka më asnjë kuptim fjala. Veprimi anti-Ramë jo e jo.

Një njeri i vetëm, i cili:

– ndau popullin e vet nga perëndimi,
– i bën paratë e taksave rrush e kumbulla,
– i fut njerëzit në borxh publik disa breza,
– damkos popullin e vet si trafikant droge.
– nuk i jep hesap popullit, por i kërkon hesap,
– shpall fajtor cilindo që sëmuret,
– mashtron dhe fiton mandate më shumë se vota që i jep populli i vet,
– iu heq njerëzve pronën, lirinë e të drejtat sipas qejfit,
– ç’nuk i bën tjetër këtij populli,

Fiton prapë vota për të sunduar, pa dyshim që është legjitim!

E përsëris, nëse populli në shumicë e voton ende, s’ka më fjalë. Filmi mbaron.
-Ligji i normales bie nga fuqia.

-Opozitarizimi është i paligjshëm.
-Liria ndryshon kuptim.
-Njeriu civil quhet frymor.
-Fryma merret me leje nga shteti.
-Prona private dhe të drejtat janë në dorë të pushtetit.
-Droga dhe të gjitha punët e zeza janë punë normale.

Është pa dyshim e kotë, që një shoqëri e tillë të kërkojë referenca tek Europa e perëndimi…

Kjo logjikë është e ashpër, por e vetmja që i jep kuptim fjalës demokraci. Kjo e fundit është zgjedhje dhe zgjedhjen e bën populli. Nëse ky i fundit do Ramën më shumë se veten, nuk e kuptoj më se çfarë duam ne të tjerët, veten apo popullin?!

Sa më takon i besoj shprehjes dibrane:
“Nuk është kalë ai që s’mban tagjinë e vet”.

Demokracia është vetë populli.
Ligji është pronë e popullit.

Liria dhe të drejtat janë të individit. Secili është përgjegjës për t’i ruajtur liritë e të drejtat e veta.

Në çdo kohë e me çdo udhëheqës është kështu.

Janë të shumtë shqiptarët që mendojnë individualisht kështu. Prandaj zgjedhin as Ramën e as popullin. Thjesht ikin…

P.s. ky arsyetim më erdhi natyrshëm përgjatë diskutimit me një mik virtual që vazhdisht thotë “po sikur Rama të fitojë prapë”…

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in IDE, LAJME
EMRAT/ Shtatë të dënuar në ‘rrjetën’ e OFL-së, krīmet që kanë kryer

Shtatë persona të dënuar për krīme të ndryshme kanë rënë në ‘rrjetën’ e OFL-së këtë të martë. Në kuadër të...

Close