X

“Mbi supe i rëndojnë 8 dekada dhe 3 vite jo të lehta”, Thaçi dedikim nënës për ditëlindje: I lumtur që përjetoi lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë


Presidenti i Kosocës, Hashim Thaçi ditën e sotme përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar  publikisht nënën e tij në 83-vjetorin e lindjes.

Me një foto ku shihet krah së ëmës, Thaçi i ka bërë edhe urimin e ndjerë në këtë  ditë kaq të veçantë për të.

Në urimin e tij Thaçi shprehet i lumtur që nëna e tij arriti të përjetojë ëndrrën më të madhe të të gjitha nënave të Kosovës, lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Postimi i plotë i Thaçit:

Nanë, gëzuar ditëlindja e 83-të. Nana sot i mbushi 83 vjet. Mbi supet e saj tashmë rëndojnë tetë dekada dhe tri vjet jete jo të lehta. Na ka rritur me shumë përkushtim, duke na e mësuar dashurinë për njëri-tjetrin, për familjen dhe mbi të gjitha për atdheun, përkundër vështirësive. Në çdo hap të jetës sime më ka përcjell bekimi i saj. Më ka përcjell këshilla për një jetë të ndershme, me dinjitet, sepse njeriu ka vetëm një jetë. Jam shumë i lumtur që ajo e përjetoi ëndrrën më të madhe të të gjitha nënave të Kosovës, lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. E përjetoi ëndrrën që mbesat dhe nipërit të rriten në Kosovën e sotme, të qetë dhe me ëndrra si gjithë moshatarët e tyre kudo në botën e lirë. Sot nana është e rrethuar me dashurinë e pakufishme të trashëgimtarëve të shumtë, të cilët i dëshirojnë shëndet, pleqëri të mbarë dhe lumturi të pafund.HTH.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
Njihuni me surprizat e motit, nesër shtrëngata e breshër në disa zona

Pas ditëve të nxehta me temperatura përvëluese, e mërkura do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Sipas sinoptikanëve...

Close