BALLKAN, 4 Gusht 2020, 18:09

Konfirmohen 121 raste të reja me koronavirus në Greqi

Konfirmohen 121 raste të reja me koronavirus në Greqi


Janë konfirmuar 121 raste të reja me koronavirus në Greqi.

Mediat raportojnë se  121 raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar sot në shtetin grek.

Rastet janë konfirmuar nga ana e Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik (EODY). Pesë raste të reja janë zbuluar në portat e hyrjes.

Në të njëjtën kohë, 13 pacientë janë intubuar në ICU, ndërsa nuk ka njoftime për vdekje të reja në 24 orët e fundit.

Numri i përgjithshëm i rasteve në të gjithë Greqinë i personave të infektuar me Covid-19, është 4855.