X

U gjet i vetëvrárë në banesë, pse biznesmenit 37-vjeçar i’u refuzua leje-qëndrimi në Shqipëri?


Eugert Lazaj u gjet i pajetë në banesën e tij luksoze në Farkë ndërsa ai raportohet të jetë pronari i një resorti me emrin Adorions Palace”, në Maminas. Detja të reja kanë dalë për viktimën e raportuar se humbi jetën pasi u vetëvar.

Mësohet se në vitin 2004, Lazaj ka marrë nënshtetësi gjermane, ndërsa ishte i vendosur në Gjermani dhe punonte bashkë me familjen. Por kohë më parë ai kërkoi leje qëndrimi në Shqipëri, kërkesë e cila u miratua nga institucionet kompetente, ku biznesmeni u pajis me leje qëndrimi, e cila përfundoi më 17 janar 2019.

Ai u largua nga Shqipëria, pasi ndaj tij u lëshua një urdhër dëbimi, për shkak të skadencës së afatit ligjor të lejes së qëndrimit. Ndërkohë Lazaj e ka ankimuar këtë vendim në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

Shkak për refuzimin e lejes së qëndrimit të përhershëm të Eugert Lazajt, ishte bërë një informacion që autoritetet kishin marrë në lidhje me aktivitetin e pastrimit të parave që ai ushtronte./faxweb/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Theu xhamat e Prokurorisë dhe goditi punonjësin, arrestohet 39-vjeçari

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme, pasi akuzohet ka thyer xhamat e Prokurorisë Pranë Gjykatës...

Close