X

Theu xhamat e Prokurorisë dhe goditi punonjësin, arrestohet 39-vjeçari


Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme, pasi akuzohet ka thyer xhamat e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, si dhe ka goditur punonjësin e këtij institucioni.

Policia bën me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 11:40 të ditës së sotme, ku 39-vjeçari me inicialet K.SH., theu xhamat e Prokurorisë dhe goditi sekretarin për pritjen e qytetarëve shtetasin në këtë institucion, 62-vjeçarin me inicialet K.M.

Nuk dihet ende arsyeja që 39-vjeçari ndërmori këtë veprim, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Postimi i plotë:

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrim i pronës” të shtetasit K.SH.,39 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ditën e sotme rreth orës 11:40 min në ambientet e Prokurorise Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka thyer xhamat e këtij institucioni dhe ka goditur punonjësin e këtij institucioni me detyrë sekretar për pritjen e qytetarëve shtetasin K.M., 62 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Artistët Edi dhe Gregor Rama 67 000 euro shitje veprash arti për 2019

Kryeministri Edi Rama ka shitur 4 633 760, afërsisht 40 mijë euro vepra arti. Ky infromacion është përfshirë në deklarimin...

Close