X

Takimet me zyrtarët e lartë në Shtëpinë e Bardhë, Hyseni tregon çfarë u diskutua për marrëveshjen me serbinë


Koordinatori për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni, ka zhvilluar një takim në Uashington me zëvendës Asistent-Sekretarin e Shtetit për Europë dhe Euroazi në Departamentin e Shtetit Amerikan, Mathew Palmer. Palmer është edhe emisar Special për Ballkanin Perëndimor.

“Sot në Washington D.C. pata një takim të gjatë dhe përmbajtësor me Zëvendër Asistent-Sekretarin për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Amerikan të Shtetit, Mattheë Palmer, I cili është edhe Emisar Special amerikan për Ballkanin Perendimor.

Pasi e njoftova për rrjedhën e deritashme të dialogut në Bruksel, me Zotin Palmer bëmë një bisedë të hapur dhe shterruese me qellim të koordinimit me synimin që dialogu të marrë një dinamikë të re duke shtruar, pa u vonuar dhe pa zvarritje, për diskutim dhe akordim çështjen kryesore, marrëveshjen gjithëperfshirëse për njohje reciproke dhe normalizim midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, thotë ai.

“Duke konstatuar dhe theksuar se krahas BE-së, roli I SHBA-ve në këtë process është i pazëvendsueshëm, me përunjësi i kërkova Zotit Palmer praninë e përhershme aktive të SHBA-së në tryezën e bisedimeve në Bruksel. Pasi theksoi se SHBA çmojnë angazhimin konstruktiv të Qeverisë dhe të gjitha institucioneve Republikës së Kosovës në këtë process, Zoti Palmer theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin dialogun në Bruksel duke shtuar se Amerika do të jet me Ju përgjatë gjithë këtij procesi, në përkrahje të fuqishme për një marrëveshje të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.”

Hyseni tregoi edhe për një vizitë tjetër që pati në kohën sa po qëndron në Uashington.

“Pas takimit me Matheë Palmer, poashtu zhvillova nje bisedë të gjatë me z. Ryan Tully, Drejtor i Lartë dhe znj Amanda R. Ahlers, Drejtore për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë. Biseda poashtu kishte në focus dialogun e rinisur në Bruksel por edhe zhvillimet e përgjithshme në Kosovë dhe rajon”, tregoi ai.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN
Mbi një mijë gjoba në Kosovë për mosrespektim të masave kundër pandemisë

Në periudhën e fundit në Kosovë është regjistruar një numër rekord i të infektuarve me koronavirusin e ri, si dhe...

Close