X

Sonila Meço reagon pas sekuestrimit të pasurisë së Ndroqit: Më shumë se dhūna shtetërore, ndjell keq heshtja e njerëzve!


Sonila Meço i ka dalë në mbrojtje biznesmenit Ylli Ndroqi. Ajo ka kujtuar që i njëjti fat e ka ndjekur edhe me ish pronarin paraardhës. Përmes një postimi në rrjetet sociale  ajo shkruan se mënyra se si është ndjekur, si dhe prezenca e efektivëve të FNSh dhe RENEA në ambjentet e RTV Ora, shton terrōrin tek të gjithë punonjësit.

Postimi i plotë:

Personalisht ndodhem për të disatën herë në situatën, në të cilën media ku punoj, vihet nën sekuestro preventive, apo tentohet të mbyllet. Shumë gjëra kam mësuar nga kjo përvojë, megjithëse çdo herë betejat nuk i kemi zgjedhur ne, punonjësit e medias, por janë nisur nga lart. 2 gjëra më vijnë në mendje me ngut…

  1. Në precedentin e ndodhur 5 vjet në parë sekuestrimi i televizionit u konsiderua dëm dhe mbyllja e tij sulm politik. Ndoqi ritmin e vet, atë të drejtësisë. Edhe procesi aktual do të ndjekë udhën e tij, por me gjithë precedentin ndodh të sekuestrohen media me lehtësi të jashtëzakonshme dhe në procedura të paqarta.
  2. Në kaq vite, në media kanë ardhur të gjithë, kanë qënë aty me fjalët më të mira e urimet për punë të dobishme nga gazetarët. Nëse në 3 gusht 2020, në kulmin e një zhegu përcëllues, kur një pjesë punonjësish kanë nisur pushimin e merituar, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, me armatim të rëndë rrethojnë me pamje terrōrizuese një media, kujt dhe si po i jepet mesazhi? Pronarit jo e jo, do mjaftonte sekuestrimi i llogarive personale deri në justifikim të pasurive. Aty punojnë njerëz, që nën presion politik kanë, që prej dy vjetësh, të paktën qëkurse punoj aty. Si ka mundësi vepron drejtësia në një kahje, tek pronari, por le në mëshirë të fatit punonjësit, që presin drejtësi në SPAK? Pra terrōri shkon tek gazetarët e të gjithë ata, që punojnë në profesionin e tyre. Më kujtohet si u lanë pa punë 500 punonjës në zhegun e tmerrshëm të 5 viteve më parë. Sot po të njëjtët dhe gjithë shqiptarët do paguajmë kusuret e arbitraritetit. Më shumë se dhūna shtetërore, ndjell keq heshtja e njerëzve.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Sekuestrimi i Ora News/ Lubonja: Goditje selektive, nga pas fshihet Rama

Pas sekuestrimit të pronave të presidentit të “Yldon Media Grup”, Ylli Ndroqi, ka reaguar dhe analisti Fatos Lubonja, i cili...

Close