X

Rritet numri i të shtruarve në spitalet COVID/ Ministria jep detaje, ja sa pacientë janë në terapi intensive dhe sa të intubuar


Vendi ka regjistruar sot 101 raste të reja me COVID-19, ndërsa fatkeqësisht gjashtë persona humbën jetën.

Ndërkohë vijon të jetë i lartë edhe numri i personave të shtruar në dy spitalet COVID.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht ne spitalet Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”po trajtohen 122 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 14 paciente janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Numri i personave të infektuar me COVID-19 në vend, që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 5620, ndërsa raste aktive janë 2417.

Fatkeqësisht, 172 persona kanë humbur jetën në vend që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3031, që nga fillimi i epidemisë.

Pjesë nga deklarata:

Aktualisht ne spitalet Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”po trajtohen 122 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 14 paciente janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve pacientë të intubuar.
Ndërkohë pergjatë javëve të fundit e në vijim kemi një shtim të pacientëve të dyshuar me Covid19, të cilët po marrin trajtim në dy spitalet Covid.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Ministria e Shëndetësisë tregon hartën e përhapjes së COVID-19. Ja sa raste u zbuluan në 24 orët e fundit

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vend, ndërsa Ministria e Shëndetësisë bën me...

Close