X

PD kërkon transparencë për hetimin ndaj Ylli Ndroqit: Pretendimet për sulm politik janë shqetësuese, jemi në mbështetje të gazetarëve dhe stafit të RTV “ORA”


Partia Demokratike ka reaguar nëpërmjet ish-deputetes, Albana Vokshi, në lidhje me sekuestrimin e pasurive nga SPAK, të pronarit të Ora Neës, Ylli Ndroqi. PD apelon për transparencë të plotë për këtë hetim, duke qenë se rrezikohet liria e medias.

Sipas Vokshit, pretendimet e avokatëve për sulm politik ndaj Ndroqit, janë shqetësuese. Më tej ish-deputetja shton, se rrethimi i televizionit “Ora Neës” nga forcat e policisë, hedh hije të forta dyshimi për mënyrën sesi u veprua.

Vokshi thekson gjithashtu mbështetjen e Partisë Demokratike për gazetarët dhe stafin e “Ora Neës”, duke i inkurajuar të vijojnë misionin e tyre në shërbim të publikut.

Reagimi i plotë

Partia Demokratike ka ndjekur me vëmendje njoftimin e Prokurorisë së Posaçme për hetimin pasuror ndaj pronarit të grupit mediatik ORA z. Ylli Ndroqi. Duke mbështetur çdo hetim, ndaj cilido, pa asnjë dallim dhe duke nxitur barazinë e plotë përpara ligjit, Partia Demokratike apelon për transparencë të plotë mbi këtë hetim, duke qenë se mund të vihet në rrezik serioz liria e medias.

Pretendimet e avokatëve mbrojtës për një sulm politik ndaj klientit të tyre janë shqetësuese dhe kërkojnë shqyrtim serioz. Shpejtësia e hetimit prej vetëm prej 7 ditësh, nga nisja e hetimit deri në paraqitjen e kërkesës në gjykatë për sekuestrimin e disa mediave, vlen gjithashtu të sqarohet.

Dërgimi i forcave policore për të rrethuar RTV Ora dhe Ora Neës, duke ushtruar presion psikologjik mbi gazetarët dhe stafin hedh hije të forta dyshimi për mënyrën sesi u veprua, kohën kur u veprua dhe arsyet pse u veprua tani. Partia Demokratike është në mbështetje të plotë të gazetarëve dhe stafit të RTV ORA dhe Ora Neës, duke i inkurajuar të vijojnë të palëkundur misionin e tyre në shërbim të publikut dhe interesit të qytetarëve.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
FOTO/ Shikoni ç’bëjnë gazetarët e Ora News në televizionin e sekuestruar

Gazetarët e televizionit Ora News e konsideruan sulm politik vendimin e SPAK ndaj Presidentit të Yldon Media Group, Ylli Ndroqi,...

Close