X

Pamje trònditëse/ Abdulla Budlla u vrá në vendin e punës, babai i 3 djemve ekzèkutohet me kalláshnikov pranë taksisë së tij


Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e një 71-vjeçari në afërsi të kryqëzimit të Rinasit për të cilin Faxweb.al mëson se quhet Abdulla Budlla që punonte si taksist banues në fshatin Ahmetaq.

Mësohet gjithashtu se viktima është vrarë nga persona që qarkullinin me një automjet, ndërsa trupi është gjetur pranë mjetit me të cilin udhëtonte i moshuari.

Ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga persona ende të paiddentifikuar ndërsa blutë e kryeqytetit kanë blinduar zonën dhe kanë shoqëruar në komisariat disa persona që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi.

Viktima është babai i 3 djemve dy prej të cilëve jetojnë në Itali ndërsa tjetri punon taksist pranë Aeroportit të Rinasit. Mësohet se 71-vjeçari po qëndronte në vendin e zakonshëm pranë taksisë, kur një automjet në lëvizje qëlloi në drejtim të tij me breshëri kallashnikovi.

Trupi i të moshuarit duke që ka përfunduar i hedhur mbi një objekt pranë vendit ku ndodhej, i vendosur me kurriz. Sipas policisë Abdulla Budlla është qëlluar nga një distancë 3-4 metra

“Me datë 03.08.2020, rreth orës 16:45, në Fushë-Prezë, në kryqëzim me rrugën e Rinasit, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi A. B. 71 vjeç, banues në fshatin Hametaq, Njësia administrative Prezë.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje , ku kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Rinas -Fushë-Krujë, Rinas-Vorë -Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton Policia

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Policia i ngre pritë shqiptarit me partneren në arën me luledielli pas lëvizjeve të çuditshme. Arrestohet sapo…

Një çift të rinjsh, përkatësisht një 25 vjeçar shqiptar me iniciale R.A., i pa punë dhe një vajzë 22 vjeçar,...

Close