X

Covid në Itali, rritet sërish numri i viktimave


Numri i viktimave, nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Itali ka pësuar rritje, krahasuar me një ditë më parë. Sipas të dhënave të Emergjencave Civile 12 persona të tjerë e humbën betejën përballë virusit vdekjeprurës, ndërsa 159 persona të tjerë rezultuan të infektuar. Gjatë 24 orëve të fundit ekipet shëndetësore ndërmorën 24 mijë testime, ndërkohë që lajmi i mirë është që 5 rajone italiane nuk raportuan asnjë rast të ri. Numri i të shëruarve ishte 129, për një total mbi 200 mijë që nga nisja e pandemisë. Gjithashtu ulje ka pësuar dhe numri i pacientëve të shtruar në terapi intensive.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA
Koronavirusi nxit frikën e trazirave sociale në Evropë. Në 36 vende u rrit numri i të infektuarve javën e fundit. Udhëtimet po bëhen më të komplikuara pasi…

Qeveritë evropiane po përpiqen të hartojnë plane radikale për t’u përballuar me një valë të dytë të koronavirusit, që pritet...

Close