X

Arrihet marrëveshja, Sançez përfundimisht i Interit, zbulohen detajet financiare


Inter ka arritur marrëveshje me Mançester Junajtid për blerjen përfundimtare të Aleksis Sançez.

Kiliani këtë sezon e ka kaluar si i huazuar në Milano, ku humbi një pjesë të madhe të sezonit për shkak të një dëmtimi në tendinë, por pas ndalesës së pandemisë është treguar vendimtar për ekipin e Kontes.

Trajneri është bindur nga paraqitjet e sulmuesit dhe ka udhëzuar Marotën të blejë shërbimet e tij.

“Corriere della Sera” raporton se drejtuesi i lartë zikaltër ka gjetur akordin me anglezët për shifrën e 15 milionë eurove dhe zyrtarizimi i Sançez do të bëhet pas ndeshjes me Getafen në Europa League (luhet më 5 gusht).

Italianët shtojnë se Sançez ka pranuar të ulë ndjeshëm pagën e tij prej 15 milionë eurosh, me kushtin që zikaltërit t’i akordojnë kontratë për tre vitet e ardhshme.

31-vjeçari luajti në 22 ndeshje këtë sezon si zikaltër dhe arriti të gjejë rrjetën katër herë dhe të dhurojë nëntë asiste për shokët e tij.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Tirana “zien”, te bardheblutë regjistrohet një tjetër sherr, protagonist Ngo

Tirana e këtij sezoni është shpallur kampion, por situatat kanë patur luhatje jo të vogla. E nisën keq dhe patën...

Close