X

Muzikë pas orës 20:00, dy administratorëve të lokaleve në jug të vendit i “shkon” gjoba në derë


Dy administratorë lokalesh në jug të vendit janë ndëshkuar me gjobë, prej të cilëve njëri me 1 milionë lekë dhe tjetri me 3 milion lekë gjobë pasi janë kapur duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orës 20:00.

Policia e Vlorës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

“Policia ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë një administrator lokali dhe me 3 milionë një tjetër, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë në kundërshtim me Aktin Normativ.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar një lokal në Vlorë dhe një në Sarandë që vazhdonin të ushtronin aktivitet me muzikë pas orës 20:00, në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.

Subjekti në Vlorë me administrator shtetasin A. A. është gjobitur me masë administrative 1.000.000 lekë.

Subjekti në Sarandë me administrator F. M. është gjobitur me masë administrative 3.000.000 lekë, pasi është shkelës përsëritës.

Policia e Vlorës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19”, njofton policia.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Tjetër bilanc tragjik në Kosovë, ndërrojnë jetë 13 pacientë me koronavirus, konfirmohen 245 raste të reja

Instituti Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit kanë vdekur 13 persona të infektuar me koronavirus...

Close