X

Mali i pushtuar nga flakët, Julian Deda publikon fotografinë e frikshme nga Velipoja: Era e djegies mbërriti në plazh


Aktori i njohur i humorit, Julian Deda ka postuar fotografi nga plazhi i Velipojës ku duket se si zjarri ka pushtuar malin.

Imazhin e ka shoqëruar me një shkrim u tregon se zona e Mal-Kolaj ka tre ditë që digjet, por era ka favorizuar që të përhapet me shpejtësi era e djegies që ka mbërritur deri në plazh.

Kujtojmë se OSSH ka njoftuar ndërprerjen e energjisë elektrike për mijëra banorë për shkak se rrezikohet linja nga vatrat e zjarrit.

Teksa nga njëra anë shkatërrimi i pyjeve ka pasoja katastrofike për zonën, nga ana tjetër banorët duhet të kalojnë edhe netët dhe ditët pa rrymë elektrike.

Pa energji elektrike kanë mbetur banorët e zonave: Lagjet Kiras, fshatrat Lopcej, Dobraç, ndërmarrja e pularisë “Elvis”, Shtoi i ri, Shtoi i vjetër, Boriç, Bashkia Koplik, Qyteti Koplik, Policia, Bankat, Institucione shtetërore, N/prefektura, Shkrel, fshatrat Goraj, Katun Kastrati, Gradiskije, Ktosh Demiraj, Grudë fushë, Gruemirë cesme, Burgu i Recit, Kaldrun, Sterbeq, Jubicë Flake, Boric, Grill, Omaraj, Gruemirë, Linaj, Vorfe, Kullaj, Rrash, Hot, Kelmend, Stacioni Trenit, Dogana Hani Hotit, Fshatrat: Vukpalaj, Rrapsh, Tamare, Selce, Vermosh dhe Vukel.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
“Si u hodha dy herë me parashutë nga CIA dhe pse nuk firmosa për vrāsjen e…”/ Dëshmia e rrallë 109 vjeçarit që u shua dje në Shkodër

Publikohet historia e rrallë dhe e panjohur e Ndue Mëlyshit me origjinë nga Mirdita, ku i ati i tij, Gjoni...

Close