X

Çudira shqiptare/ Kishte futur fëmijën në bagazh, ja si e detyron polici babain që ta nxjerrë


Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Pogradec. Një familje që ishte nisur me pushime kishte preferuar që fëmijën e vogël ta fuste në bagazh gjatë udhëtimit.

Policia e ka pikasur këtë makinë dhe e ka ndaluar. Efektivi ka detyruar prindërit për të nxjerrë fëmijën nga bagazhi dhe më pas i ka lejuar që të vijojnë udhëtimin.

Ngjarja është filmuar ditën e sotme nga Harta Dixhitale e Aksidenteve Rrugore e cila shkruan: Shikojeni dhe gjykojeni vetë këtë video të xhiruar sot në Pogradec…! Polici detyron të nxjerrë fëmijën nga bagazhi.

Në bazë të Kodit Rrugor vendosja e fëmijëve gjatë udhëtimit në bagazh është shkelje e rregullave të qarkullimit por mbi të gjitha është një rrezik për ta.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Zbardhet lista e kandidatëve për deputetë e kryetar bashkie të PD-së për Shkodrën. Ja 11 emrat më të lakuar

Zbulohet lisa  e plotë e propozimeve të PD dega Shkodër të kandidatëve për deputet dhe kryetar bashkie. Kjo listë, tashmë...

Close