X

CR7 me fjalë dashurie për Juven, shpalos objektivin e tij për të ardhmen


“I lumtur që fitova titullin tim të dytë radhazi në Serie A. Duket e lehtë por nuk është kështu. Vit pas viti, me talent, me vendosmëri dhe me shumë punë mund të arrish të gjithë objektivat dhe të jesh gjithnjë më mirë se më parë”. Me këto fjalë, Cristiano Ronaldo në profilin e tij në ‘Instagram”, feston me fansat këtë sukses në futbollin italian.

CR7 lëshoi ndër të tjera dhe një të dhënë të rëndësishme për të ardhmen e tij: “Tani të ecim përpara për titullin tim të tretë”, shkruan ylli portugez duke bërë të qartë vullnetin e tij për të vijuar karrierën në Torino. Në këtë periudhë është folur shpesh për një largim të tij nga Juve në fund të sezonit por me sa duket CR7 nuk ka ndërmend të ndryshoj destinacion. Ronaldo mbylli sezonin e tij të dytë në Itali në kuotën e 31 golave.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Ish-futbollisti i Shpresave vishet bardheblu, Tirana zyrtarizon marrëveshjen me mbrojtësin

Te Tirana është koha për merkato duke qenë se ne prag është Liga e Kampionëve. Kështu, pas marrëveshjes me sulmuesin...

Close