X

Asnjë pelegrin nuk është infektuar me koronavirus gjatë haxhit


Ministria e Shëndetësisë e Arabisë Saudite ka deklaruar se asnjë pelegrin që ka marrë pjesë në haxhin e këtij viti nuk është infektuar me koronavirus deri më tani.

Rituali mysliman, i cili filloi të martën dhe përfundon të dielën, zakonisht tubon mbi dy milion njerëz, por pas përhapjes së koronavirusit, autoritetet saudite u detyruan t’ua ndalojnë haxhillëkun shtetasve të huaj këtë vit.

Shteti i përzgjodhi 1,000 pelegrinë vendas dhe të huaj që banojnë në këtë vend mes moshave 20 dhe 50-vjeçare dhe vendosi karantinë dyjavore para haxhillëkut, i testoi ata, u mbajti trajnime për distancë sociale dhe e vëzhgoi gjendjen e tyre, tha Dr. Abdullah Assiri, ndihmës i zëvendësministrit të Shëndetësisë.

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, e përgëzoi Arabinë Saudite të enjten për hapat që i ka marrë për parandalimin e përhapjes së virusit, duke i cilësuar ata si shfaqje e fuqishme e llojit të masave që shtetet mund dhe duhet t’i marrin për t’u përshtatur me normalen e re.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Zgjedhje në kohë pandemie në SHBA, të drejtat e votimit në qendër të vëmendjes, partitë po zhvillojnë beteja të ashpra

Përpara zgjedhjeve të diskutueshme, partitë politike në SHBA dhe grupet ligjore janë duke zhvilluar beteja të ashpra mbi të drejtat...

Close