X

166 raste të reja me Covid-19 dhe katër viktima dhe në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut


Katër viktima dhe 166 raste të reja me Covid-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.  Sa iu përket rasteve të reja, janë konfirmuar 166 persona pozitivë: më shumë të infektuar ka në kryeqytet, 41, në Shtip 23, Kumanovë 17, Gostivar 15, Tetovë 12, Makedonski Brod 10 dhe Strugë 7.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 185 pacientë. Nga ana tjetër sa iu përket rasteve aktive në Komunat e Shkupit, Çairi mbetet më i prekuri me 170 raste aktive, komuna Aerodrom me 156,Gazi Baba me 139,Kisela Voda me 149, komuna Qendër me 120 aq sa ka edhe komuna e Karposhit, si dhe me 111 raste aktive është komuna e Shuto Orizares.

Ndërkaq në mbarë vendin numri i rasteve aktive është 3675.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe i ka bërë apel qytetarëve se shezlonget mund të zëvendësohen me krevate në spital. Ai iu bëri thirrje t’i respektojnë masat për mbrojtje nga Covid-19 pasi ditëve të fundit plazhet në Strugë e Ohër janë përplot me qytetarë të cilët nuk ruajnë as distancën dhe nuk respektojnë asnjë masë për mbrojtje.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Çudira shqiptare/ Kishte futur fëmijën në bagazh, ja si e detyron polici babain që ta nxjerrë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Pogradec. Një familje që ishte nisur me pushime kishte preferuar që fëmijën...

Close