X

West Side Family publikojnë këngën “Zemra rreh”, këngëtarët: Vjen në momente shumë të vështira


Grupi që i ka rezistuar kohës dhe sfidave që ka kaluar përgjatë viteve është “West Side Family”. Dikur një treshe e jashtëzakonshme që konsiderohej si një nga grupet më të dëgjuar shqiptare tashmë ata janë vetëm 2, pas ndarjes nga jeta të Dr. Florit, mirëpo asgjë nuk i ka penguar Landin dhe Mirin që të çojnë përpara ëndrrën për muzikë të mirë.

Së fundmi grupi ka publikuar këngën e tyre më të re “Zemra rreh”, një kompozim i vëllait të të ndjerit Flori, Alban Kondi.

Kënga #ZemraRreh vjen në momente shumë të vështira për të gjithë ne, por pikërisht në momente të vështira ne duhet të jemi të fortë dhe të jemi mirënjohës e të festojmë ato që kemi e jo ato që nuk kemi”, ka shkruar Landi në Instagram.

Nisur nga këto fjalë, duket se ky projekt ka një kuptim të veçantë për grupin.


* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
Anxhela Peristeri pozon joshëse në bikini nga pushimet

Anxhela Peristeri po i shijon ditët e nxehta të verës. Pavarësisht pandemisë edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Persiteri po...

Close