X

Trump: Nuk do ta lejojmë më “TikTok” në SHBA


Presidenti Donald Trump ka deklaruar se platforma TikTok nuk do të lejohet në Shtetet e Bashkuara.

Trump shprehet se rrjeti social kinez, përmes të cilit mund të shpërndahen video, do të bllokohet në mbarë SHBA-të, përmes një urdhri ekzekutiv.

“Për sa kohë TikTok është shndërruar në një shqetësim, ne do ta ndalojmë në mbarë Shtetet e Bashkuara. Për këtë do të firmos një urdhër ekzekutiv”, u shpreh Trump.

Zyrtarët amerikanë të sigurisë kanë shprehur shqetësimin e tyre për aplikacionin, në zotërim nga firma kineze Byte Dance, pasi mund të mbledhë të dhëna zyrtare të shtetasve amerikanë për llogari të qeverisë kineze.

Por, akuzat janë mohuar nga vetë kompania TikTok. Në vetëm pak muaj, mbi 80 milionë amerikanë kanë shkarkuar në rrjet këtë aplikacion.

Në SHBA ekspertët janë të shqetësuar për mënyrën sesi do të veprohet ligjërisht për ndalimin e saj dhe me çfarë sfidash ligjore do të përballet administrata Trump.

Kjo lëvizje vjen në vazhdën e tensioneve gjithnjë në rritje mes Kinës dhe SHBA-ve për disa çështje, mes tyre ato tregtare mes dy vendeve si dhe akuzave të administratës Trump për mënyrën sesi kina u përball me pandemisë koronavirus.

TikTok është aplikacioni që po shndërrohet muajt e fundit në një sensacion në rrjet, edhe pse qarkullon prej vitesh, kryesisht mes të rinjve deri në 20 vjeç.

Ata e përdorin TikTok për të shpërndarë video 15 sekondëshe që përfshin muzikë, komedi apo montazhe të pazakonta, të cilat janë të aksesueshme nga ndjekësit në rrjet, por edhe të huajt, duke i bërë këto llogari publike për të gjithë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Finalja e Kupës së Shqipërisë, si ajo e Francës. FSHF kërkesë për ta luajtur me tifozë

Një stadium i boshatisur nuk mund të jetë asnjëherë i bukur, ashtu si edhe loja që prodhohet në fushë dhe...

Close