X

“Situata jashtë kontrollit”, Tritan Shehu akuza qeverisë: Jemi në krizë shëndetësore


Ish deputeti i PD-së, duke akuzuar qeverinë për situatën e koronavirusit në vend, që sipas tij, tashmë ka dalë jashtë kontrollit, apelon për masa të shpeshta lidhur me vaksinimin masiv dhe falas të popullsisë për gripin e zakonshëm.

“Shume indikacione flasin per mundesine e hedhjes ne treg te vaksinave Covid brenda ketij viti. Vende te ndryshme kane kontraktuar tashme dhjetra miliona doza.

Tek ne asnje “belbezim” per kete. Nqs shpresat jane vendosur te OBSH, radha do te jete e gjate.

Dikush duhet ta “zgjoje” Qeverine per te kontraktuar qe tashti direkt me prodhuesit mbulimin shpejte e te plote te popullesise sone”, shkruan Shehu në rrjetet sociale.

POSTIMI:

Kjo Qeveri qe na beri “Delen e zeze” Covid ne Europe, se paku te kujtohet per vaksinat!

Aktualisht cdo gje qe lidhet me Covid eshte jashte kontrollit, jemi ne nje Krize shendetesore me pasoja te renda prej keq “menaxhimit” te kesaj Qeverie, jemi te izoluar nga Europa.

Edhe disa “vendime” gjysmake te diteve te fundit mbasi u humben ne “shurdhesi” muaj te tere, nuk mund ta ndryshojne gjendjen:

— Laboratoreve tane do tu duhet tashme gjate per tu vendosur ne kapacitetet e tyre ne testimin e popullesise, qofte ne nivel cilesor, te larmishmerise se metodikave dhe ate sasior, kur ne duhet te realizojme minimalisht 2500 tampone ne dite, pervec masivizimit te serologjise.

—Mjeku i familjes qe per te gjithe kete periudhe u la si i “njerkes”, vazhdon i pa mbrojur e ne amulli, gje qe do vazhdoje ta mbaje jashte funksioneve.

—Institucionet shendetesore me shtreter e personeli i tyre, te lene pa mbrojtje, pa struktura reale triazhi, te pa testuar se bashku kjo me pacientet ne shtrim, jane handikapuar rende duke demtuar edhe shendetin e atyre me patologji te tjera, a me keq duke u kthyer ne vatra infektimi, etj, etj.

Ne keto kushte tragjike, se paku kjo Qeveri e ky Komitet te mendojne per vaksinimin masiv e gratis te popullesise per:

1-Sipas nje direktive te Brukselit po punohet qe vaksina e zakoneshme ndaj gripit te hidhet ne treg shume me heret, gje per te cilen ka shume kerkesa. Menjehere Qeveria te mbylle kontratat me prodhuesit per mbulimin e hershem te krejt popullesise.

2-Shume indikacione flasin per mundesine e hedhjes ne treg te vaksinave Covid brenda ketij viti. Vende te ndryshme kane kontraktuar tashme dhjetra miliona doza.

Tek ne asnje “belbezim” per kete. Nqs shpresat jane vendosur te OBSH, radha do te jete e gjate.

Dikush duhet ta “zgjoje” Qeverine per te kontraktuar qe tashti direkt me prodhuesit mbulimin shpejte e te plote te popullesise sone.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Ndarja nga jeta e Aneta Ramës, Meta mesazh ngushëllimi

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka ngushëlluar sot familjen Rama, për humbjen e njeriut të tyre të shtrenjtë, ndarjen nga...

Close