X

San Marino fiton betejën me koronavirusin, zero raste aktive


San Marino ka mposhtur koronavirusin, duke raportuar zero raste aktive sipas autoriteteve shëndetësore.

Pacienti i fundit, i cili ishte i shtruar në repartin infektiv të San Marinos, nuk ka pasur simptoma për 48 orë dhe besohet se është shëruar plotësisht.

Sipas informacioneve të fundit, San Marino më në fund ka mposhtur COVID-19 dhe kufizimet në këtë vend do të hiqen ditët në vazhdim.

Që nga fillimi i pandemisë, ky shtet vendosi kufizime të rrepta, kjo mesa duket ndikoi në mbajtjen nën kontroll të koronavirusit.

Gjithsej janë shënuar rreth 700 raste, 42 vīktima dhe 658 të shëruar dhe së fundmi zero raste aktive.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Wilson: Vuçiç po e përgatit publikun për vendime të vështira

Nënkryetari ekzekutiv i Këshillit Atlantik, Damon Wilson thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është duke i përgatitur qytetarët për...

Close