

Policia e Shtetit u bën apel të gjithë shoferëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, që të mos krijohen probleme në trafik. Në një postim në mediat sociale, Policia njofton se ka nisur prej orës 18:00, kthimi i pushuesve nga zonart bregdetare, por shtojnë se situata në rrugët kryesore është e qetë.
Njoftohet se Policia Rrugore edhe këtë pasdite ka shtuar shërbimet, me uniformë e civilë, për të monitoruar trafikun. “Nga Gjiri i Lalzit deri në Tiranë janë ndëshkuar 21 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara. Nga Rana e Hedhun, Shëngjin deri në Milot janë ndëshkuar 23 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara. Nga Miloti deri në Rinas janë ndëshkuar 13 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara“, njofton Policia.
REAGIMI I PLOTË
Prej orës 18:00 ka filluar kthimi nga zonat bregdetare drejt Tiranës, konkretisht: Nga Gjiri i Lalzit në drejtim të Maminasit ka fluks, por qarkullim të rrjedhshëm. Aksi nga Spilleja në kthim ka fluks lëvizjeje, nuk ka bllokim rruge, vazhdon lëvizja e lirë e mjeteve. Tek mbikalimi i Maminasit ka fluks të shtuar mjetesh, por është i rrjedhshëm. Rruga dytësore e Plepave me drejtim Golem, Durrës ka fluks, por pa bllokime.
Nga Rana e Hedhun, Shëngjini në drejtim të Lezhës ka fluks, por pa bllokime. Në Vlorë nuk ka rëndim të trafikut, vijon rrjedhshëm lëvizja, pavarësisht së në disa segmente lëvizja është zinxhir. Autostrada Durrës-Tiranë nuk ka probleme. Hyrja për në Tiranë nuk ka probleme.
Policia Rrugore edhe këtë pasdite ka shtuar shërbimet, me uniformë e civilë, për të monitoruar trafikun. Nga Gjiri i Lalzit deri në Tiranë janë ndëshkuar 21 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara. Nga Rana e Hedhun, Shëngjin deri në Milot janë ndëshkuar 23 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara. Nga Miloti deri në Rinas janë ndëshkuar 13 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara.
Akset kryesore rrugore po monitorohen me radarë dhe deri tani janë pezulluar 18 leje drejtimi, për shpejtësi tej normave të lejuara. Nga monitorimet me shërbime civile janë konstatuar dhe ndëshkuar 78 drejtues mjetesh që përdornin aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit dhe 45 drejtues që nuk kishin vendosur rripin e sigurimit. Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjeteve dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.
Problemi i trafikut në fundjavë këtë sezon turistik ka qenë shumë i theksuar. Çdo të shtunë paradite dhe të dielë pasdite fluksi i makinave në rrugët që lidhin qytetet me zonat bregdetare është shumë i lartë dhe shpesh është krijuar dhe trafik. Shoferët ankohet për mungesë të forcave të Policisë në rrugë, por unfirmat blu thonë se drejtuesit e mjeteve shkelin rregullat e qarkullimit rrugor ndaj dhe krijohet trafiku.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
KE: Niveli i borxhit publik 79,9% më i lartë ndër vendet kandidate për tu integruar BE
Mehmetaj në Fier: Të rinjtë shohin zgjidhje vetëm ikjen nga vendi, më 25 prill të çlirojmë Shqipërinë nga kasta në pushtet që po i merr frymën
Të tjera përgjime të mafies italiane që pastron paratë në Tiranë
Paralajmëroi se do të ngrinte padi për shpifje, Grida Duma i përgjigjet Veliajt: Asnjë mjet nuk do më ndalojë mua dhe PD-në të themi të vërtetën!
Konflikt me thika në Vlorë/ Plagoset 42-vjeçari, autori në kërkim. Policia jep detajet e para të ngjarjes
Kryemadhi: Paratë e shqiptarëve shkojnë te duart e pak njerëzve dhe mafia, 92 ditë na ndajnë nga ndryshimi i madh
Meta: U bashkohem lutjeve, që mirësitë e Zotit të bekojnë çdo familje shqiptare
“100 ditët e para të qeverisë së re”, Basha: Fund praktikave të ekonomisë kriminale
Lini nje Koment