X

Mbyllja e klubeve të natës, Dj Vin Veli: Sjell varfëri dhe çon në depresion shumë këngëtarë


Pas vendimit të qeverisë për mbylljen e klubeve të natës, diskove apo shërbimeve të ngjashme, ka ardhur edhe reagimi i shumë artistëve të cilët performojnë gjatë netëve në ambiente të tilla.

Mes artistëve që janë kundër ndalimit të muzikës është edhe DJ i njohur Vin Veli.

Në emisionin, “Ditë e Re” ishte i ftuar Dj i njohur, Vin Veli, i cili ka dhënë mendimin e tij lidhur mbi këtë çështje. Ai u shpreh se nuk ishte vendimi i duhur ky që u morr nga qeveria pasi mbyllja e këtyre aktiviteteve do të sjellë varfëri.

“Vërtet mund të ketë izolim të rasteve, por mbyllja sjell varfëri, dhe çon në depresion shumë artistë dhe këngëtarë”– tha ai.

I pyetur nga moderatorja se cila do të ishte gjëja e duhur në këtë periudhë pandemie, Vin Veli tha se duhet të bashkëjetojmë me koronavirusin pasi nuk e dimë se dhe sa kohë do të zgjatë kjo situatë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
“Tre vjet pa ty”, Rudina Dembacaj kujton personin e dashur (FOTO)

Moderatorja Rudina Dembacaj ka kujtuar djalin e xhaxhait, i cili ka ndërruar jetë tre vite më parë. Në një fotografi në...

Close