X

Koronavirusi, epidemiologët: Zonat më të nxehta në Tiranë, ku po infektohen njerëzit


Tirana mbetet kryevatra e koronaviruisit në vend, duke u renditur me shifrat më të larta të të prekurve aktivë nga virusi, por edhe me humbjet e jetëve në rang vendi.

Në takimin e sotëm me ministren e Shëndetësisë, epidemiologët theksuar se në Tiranë tre janë zonat më problematike.

“Prej 5 muajsh nga puna jonë në terren, në Tiranë, vatrat me problematike janë në zonat rurale, Astiri, Fresku dhe deri diku Kodra e Diellit.

Vatrat janë tashmë komunitare, edhe me hapjen e fashës së orareve, kemi shumë vatra komunitare.

Kjo është vënë re sidomos nëpër evente, mortore, festash, ditëlindjesh që marrin pjesë grupe të konsiderueshme dhe grumbullime të rinjsh”- tha një epidemiologe.

Sipas një tjetër epidemiologu në terren, dy janë linjat e përhapjes, vatrat familjare dhe linjat e punës.

Shqetësim mbetet rritja e rasteve në moshat e reja, që është bërë tashmë një burim i madh dhe problematik i përhapjes së infeksionit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Standard & Poor’s kërcënon të ulë renditjen prej borxhit të lartë dhe PPP!

Nga Jorida Tabaku/ Raporti i fundit i S&P vazhdon të jetë kritik ndaj qeverisë dhe sjelljes së saj në raport...

Close