X

Dy titullarët “lajnë duart” me Kukësin, nuk rinovojnë kontratën me klubin verilindor


Pas trajnerit Orges Shehi, Kukësit i japin lamtumirën zyrtarisht edhe dy futbollistëve, sulmuesit Vasil Shkurtaj dhe mbrojtësit Gëzim Krasniqi. Lamtumira e Shkurtaj dihej prej kohësh pasi ishte vetë bomberi që nuk rinovoi kontratën me verilindorët ndërkohë që drejtuesit e klubit kanë larguar edhe qëndërmbrojtësin Krasniqi i cili ashtu si Shkurtaj duhet të gjejë një skuadër të re për të vijuar karrierën.

Mbetet për t’u parë nëse e ardhmja e Krasinqit dhe e Shkurtajt do të jetë në Shqipëri apo në një kampionat tjetër. Vasil Shkurtaj në një sezon e gjysmë me Kukësin mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë, arriti të shënonte 32 gola në total duke fituar dhe 1 trofe.

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Ronaldo fenomeni: Ka ardhur koha që diktatura e Juventusit të përfundojë, i takon Interit ta bëjë

Ronaldo, ai braziliani, është një nga futbollistët më të dashur për Interin dhe tifozerinë zikaltër. Megjithatë, nuk ka qenë kështu...

Close