X

DETAJET: Zjarri dëmton rrjetin 35kV në Koplik, ja fshatrat që mbeten pa energji elektrike


Operatori i Shpërndarjes të Energjisë Elektrike me anë të një lajmërimi, shpehet se një zjarr ka dëmtuar rrjetin 35 kV në Koplik të Malësisë së Madhe.

OSSH  shprehet se ka stakuar linjat 35 kV Bogiq- Koplik dhe Bogiq – Shkodra 3, si pasojë e rënies së zjarrit në Bogiq, pranë nën-stacionitj Koplik 220 kV.

Si rrjedhojë kanë mbetur pa energji elektrike një sërë fshatrash në këtë zonë.

Njoftimi i plotë i OSSH-së:

OSSH njofton se ka stakuar linjat 35kV Bogiq – Koplik dhe Bogiq – Shkodra 3, si pasojë e rënies së zjarrit në Bogiç, pranë N/Stacionit Koplik 220kV. Si rrjedhojë, kanë mbetur pa energji ⚡️n/stacionet Shkodra3, Vrakë, Dobraç, Vukpalaj, Koplik dhe Bajzë. Brigadat e likujdimit të avarisë Tensioni i Lartë po punojnë per eleminimin sa më të shpejtë të avarisë.

Pa energji elektrike kanë mbetur banorët e zonave:

Lagjet Kiras, fshatrat Lopcej, Dobraç, ndërmarrja e pularisë “Elvis”, Shtoi i ri, Shtoi i vjeter, Boriç, Bashkia Koplik, Qyteti Koplik, Policia, Bankat, Institucione shtetrore, N/prefektura, Shkrel, fshatrat Goraj, Katun Kastrati, Gradiskije, Ktosh Demiraj, Grudë fushë, Gruemirë cesme, Burgu i Recit, Kaldrun, Sterbeq, Jubicë Flake, Boric, Grill, Omaraj, Gruemirë,  Linaj, Vorfe, Kullaj, Rrash, Hot, Kelmend, Stacioni Trenit, Dogana Hani Hotit, Fshatrat: Vukpalaj, Rrapsh, Tamare, Selce, Vermosh dhe Vukel.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Mjekja: Astiri, Fresku dhe Kodra e Diellit vatrat më të rëndësishme të Covid-19 në Tiranë

Minsitrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një takim me epidemiologët e Tiranë tha se institucionet shëndetësore po përgatiten edhe për...

Close