X

Dalin shifrat e 24 orëve të fundit/ 10 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë, ja sa janë rastet e reja


Dhjete persona kane humbur jeten në 24 orët e fundit në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani.

Në gjithë Kosovën deri tani kanë vdekur 237 persona, janë infektuar më shumë se 8 mijë e 500 dhe janë shëruar më shumë se 4500 pacientë.

Aktualisht, në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar rreth 600 pacientë derisa po paralajmërohet se po përfundojnë kapacitetet spitalore shkaku i numrit të madh të të infektuarve me COVID-19.

Në gjithë botën janë prekur me shumë se 17 milionë njerëz me koronavirusin e ri, kanë vdekur më shumë se 600 mijë të tjerë dhe janë shëruar mbi 10 milionë pacientë./Gazeta Express

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN
Zgjedhjet në Mal të Zi, shqiptarët të bashkuar në dy lista, synohen tre mandate deputetësh

Kryetari i Forcës së Re Demokratike në Mal të Zi, Nazif Cungu ka deklaruar se shqiptarët në Mal të Zi,...

Close