X

Aksident në Burrel, makina përplas për vdēkje këmbësorin


Një aksident me pasojë vdēkjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Burrel.

Një makinë e cila drejtohej nga 29-vjeçari me iniciale A.D. ka përplasur për vdēkje këmbësorin me iniciale D.D.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

“Rreth orës 21.50, në qytetin e Burrelit, shtetasi A. D., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin D.D., (këmbësor), ku për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit ndodhet ne Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Zjarr i përmasave të mëdha në “Kepin e Limionit”/ Flakët rrezikojnë godinat e marinës, ndërtesat e repartit ushtarak dhe disa banesa

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një kodër në ‘Kepin e Limonit’, në Sarandë, përballë me portin...

Close