X

Zjarr i përmasave të mëdha në “Kepin e Limionit”/ Flakët rrezikojnë godinat e marinës, ndërtesat e repartit ushtarak dhe disa banesa


Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një kodër në ‘Kepin e Limonit’, në Sarandë, përballë me portin e mallrave.

Nuk dihen ende arsyet e rënies së zjarrit zjarrit, ndërsa flakët kanë filluar në një zonë me shkurre në kepin e Limionit. Si pasojë e flakëve rrezikohen disa banesa dhe baza detare dhe ndërtesat e repartit ushtarak në Limion.

Pak më herët është urdhëruar largimi i varkave të peshkimit nga Gjiri i Limionit dhe banorët janë njoftuar të jetë në gatishmëri.

Në vendngjarje ndodhen 2 mjete zjarrfikëse, por ndërhyrja për shuarjen e tij  është e vështirë si pasojë e terrenit dhe errësirës.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Rama i përgjigjet Metës që i përmendi babain komunist

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të forta të Presidentit Ilir Meta i cili tha se “kryeministri u mburr...

Close