X

Objektivi i Juventus në merkato, Junajtid iu “rrëmben” sulmuesin bardhezinjve


Juventusi kërkon me ngulm për një sulmues në sezonin e ardhshëm duke qenë se Gonzalo Higuain dhe bardhezinjtë e kanë mbyllur marrëveshjen me njëri-tjetrin.

“Zonja e Vjetër” insiston për sulmuesin Arkadiush Milik, mirëpo Napoli kërkon të shmangë me çdo kusht transferimin te rivalët e tyre në Serinë A, ndaj rruga e Juventusit është e vështirë.

Kështu, vëmendja e drejtuesve të Juventus ishte tek Raul Himez, sulmuesi i Uolverhempton, i cili në këtë sezon ka qenë ndër më të mirët në Premier League.

Por, planin e Juventus duket se e ka “shkërmoqur” Mançester Junajtid.

“Djajtë e Kuq” janë futur në tratativa me klubin e Uolverhempton dhe duket se bisedimet po shkojnë në rrugë të mbarë, ndërkohë që së shpejti mund të vijë edhe firma në kontratë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
FSHF zbardh verdiktet, nga Shkodra në “Air Albania”, dy dilema për t’u zgjidhur!

FSHF ka zyrtarizuar planin për përballjen Vllaznia-Besëlidhja dhe ka një ndryshim nga kalendari fillestar. Ishte menduar të luhej me 5...

Close