X

Ndërrojnë jetë tre pacientë me koronavirus


Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar dot betejën tre pacientë të konfirmuar me koronavirus.

Një 56 vjeçar dhe një 70 vjeçar nga Tirana në spitalin Covid1 dhe një 90 vjeçar nga Elbasani në spitalin Covid2.

“Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 56 vjeçar dhe një 76 vjeçar nga Tirana me disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 90 vjeçar nga Elbasani.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve”.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë, 16 janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 500 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 79 raste pozitive.

COVID-19 – Statistika (31 Korrik 2020)
Testime totale 41199
Raste pozitive 5276
Raste të shëruara 2952
Raste Aktive 2167
Humbje jete 157 (Qarku Tiranë 83, Shkodër 24, Durrës 20, Fier 7, Elbasan 6, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1191
Durrës 256
Shkodër 209
Vlorë 94
Fier 83
Lezhë 82
Kukës 65
Korçë 60
Elbasan 47
Gjirokastër 29
Berat 27
Dibër 24

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, LAJME
Tjetër reagim, Sekretari i PPE: Ndryshimet kushtetuese nuk u kryen në mënyrë gjithëpërfshirëse

Patrick Voller, Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PPE, ka reaguar pas votimit në Parlament të ndryshimeve kushtetuese të cilat...

Close