X

Mesazh i fortë nga PPE: Ndryshimet elektorale ishin arbitrare, partitë dhe populli të mbrojnë demokracinë!


Zëdhënësi i Partive Popullore Europiane për politikën e jashtme dhe deputet në Parlamentin Europian , Michael Gahler, ka reaguar lidhur me miratimin e ndryshimeve të njëanshme të Kushtetutës që u bë dje në Parlament nga mazhoranca socialiste. Në një postim në rrjetet sociale, Gahler shprehet se ka ardhur koha që populli shqiptar të mbrojë demokracinë e vendit të tyre.

Reagimi i plotë i zëdhënësit të PPE:

Është për të ardhur keq dhe i shoh mjaft të diskutueshme qëllimet e vërteta që partia qeverisëse e Shqipërisë prishi konsensusin e arritur ndërkombëtarisht me opozitën reale dhe dje ndryshoi në mënyrë të njëanshme kushtetutën.

Është e papranueshme për askënd që qeveria Rama, e cila dëshiron hapjen e negociatave me BE, të ndryshojë në mënyrë arbitrare kodin elektoral. Nëse kjo qeveri dëshiron vërtet hapjen e negociatave me BE, si mund të mos pranojnë këshillat e Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare për një çështje kaq të ndjeshme dhe themelore për demokracinë.

Grupi i PPE do të monitorojë me kujdes veprimet e ardhshme lidhur me kodin zgjedhor dhe do të nxisë me forcë që të arrihet konsensusi me opozitën brenda Këshillit Politik.

U takon partive dhe popullit shqiptar të mbrojnë demokracinë dhe perspektivën e tyre evropiane.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, KRYESORE, LAJME
Policia e Tiranës arreston shtatë persona brenda pak orëve, detajet e aksionit

Shtatë persona janë vënë në pranga gjatë 24 orëve të fundit nga Policia e Tiranës, dy prej tyre ishin të...

Close