X

Flet Rama: I gëzuar që hodhëm në erë koalicionet, Basha trashi zërin me burgun për mua


Kryeministri Edi Rama nuk e fsheh kënaqësinë për miratimin e ndryshimeve kushtetuese që heq koalicionet parazgjedhore në mënyrën si janë tani. Në një intervistë për Report TV Rama nuk u lodh së përsërituri se këtë nuk e barti për interesa të partisë së tij.

“Mua më gëzon fakti që na u dha mundësia që koalicionet vagon t’i hedhim në erë. Nuk kam asnjë shqetësim personal, thjesht mendoj se kemi bërë gjënë e duhur” – tha Rama.

I pyetur nëse pas vendimit për të ndaluar koalicionet me formulën aktuale, fshihen interesa të tjera, ndoshta që lidhen me ndonjë taktikë për të krijuar koalicione me parti të opozitës aktuale pas zgjedhjeve si në 2013 me LSI-në, Edi Rama tha se lëvizjet nuk tregohen dhe se gjithçka është shah.

“Ne do të marrim shumicën, kjo është arsyeja pse jemi këtu. Kur ju thosha në 2017 që do të marrim shumicën as ju nuk e besonit. Po jua them prapë ne do të marrim shumicën. “Nëse” – të janë çështje të analizave të brendshme dhe strategjive që ndërtohen për betejat dhe sigurisht nuk ndërtohen në intervista, kjo është shah, nëse lëvizjet do të tregoheshin në intervista nuk do të kishte shans të fitohej ndonjëherë” – tha Rama.

I pyetur për “kërcënimin” se kreut të opozitës Lulzim Basha se “pas zgjedhjeve të 2021 e pret burgu”, Rama thotë se janë të nxituara dhe emocionale.

“Sulmet e tij janë emocionale, trashje zëri për të fshehur dobësinë. Janë të nxituara dhe unë shpresoj shumë që kjo kohë e ndërmjetme pushimesh të shërbejë për të ulur ato diagramat e emocioneve edhe të nxitimit edhe për t’u kthyer në tryezë për të bërë punën që na duhet të bëjmë së bashku mundësisht, por edhe po se bëmë së bashku ne do ta bëjmë. Nëse Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi janë bashkë me një listë, Edi Rama shprehet se do të jetë më e lehtë për t’i mundur.

“Ata janë dakord në fakt me hapjen e listave, të paktën me fjalë, por nga ana tjetër, sigurisht nuk kanë si të mos jenë dakord që të ulen me ne, flas racionalisht, pastaj emocionalisht mund të mos ulen për të materializuar në ligj mekanizimin e ndërtimit edhe të koalicioneve zgjedhore. Ne politikisht, dhe unë personalisht, nuk është i interesuar që të ndajë Bashën nga Kryemadhi, ne i duam ata bashkë, sa më bashkë të jenë ata, në kuptimin e thjeshtë, aq më e lehtë është për ne beteja zgjedhore” – tha Rama.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Bëri rezistencë gjatë sulmit makabër/ Vrasja e 23 vjeçarit në Elbasan dyshohet të ketë ndodhur për…

23 vjeçari Regis Runaj, i cili u ekzekutua në Elbasan, mbrëmjen e së mërkurës, rezulton që të ketë bërë rezistencë...

Close