

Në Botswana kanë dalë rezultatet e testeve paraprake të bëra për të zbuluar arsyen pas ngordhjes së më qindra elefantëve.
Duket se shkak për ngordhjen e tyre mund të ketë qenë një toksinë natyrale, i tha një zyrtari i lartë i botës së egër agjencisë së lajmeve Reuters.
Ishte pamundur që një sëmundje infektive të qëndronte pas ngordhjes tronditëse të të paktën 281 elefantëve, shtoi Cyril Taolo, ushtrues i detyrës së drejtorit të Departamentit të botës së egër dhe parqeve kombëtare.
Zyrtarët prej më shumë se dy muajsh kanë tentuar që të gjejnë shkakun pasi kufomat e para në rajonin Okavango Panhandle.
Hetimet fillestare dukej se përjashtonin shkaqet e zakonshme si gjuetia dhe helmimi nga ana e njerëzve.
“Ne kemi marrë rezultate nga vende të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara, dhe deri më tani rezultatet tregojnë se nuk ka shumë gjasa që shkaku të mund të jetë një patogjen infektiv,” tha Taolo.
“Vëmendja jonë kryesore … tani është në hetimin e faktorëve më të gjerë të mjedisit, siç janë toksinat e prodhuara natyrisht nga bakteret që gjenden në mjedis, siç janë trupat e ujit.”
Qeveria e vendit ka dërguar mostra në laboratorët në Botswana, Afrikën e Jugut, Zimbabve dhe Shtetet e Bashkuara për teste.
Ndërsa javën e kaluar ishin gati rezultatet nga testet e zbulimit bakterial dhe toksikologjisë në Botswana, testet histopatologjike në Afrikën e Jugut dhe testet e zbulimit bakterial dhe histopatologjisë në Zimbabve.
Taolo tha se rezultatet e toksikologjisë priten së shpejti nga Afrika e Jugut.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
U kundërshtua fort nga SHBA/ Gjermania i hap rrugë ndërtimit të gazsjellësit rus
Prokurori Sherwin: Nuk ka prova për “grupe që do të kapnin e vrisnin” ligjvënës në Kapitol
Ursula von der Leyen për presidentin e ri të SHBA: Pritëm katër vjet për këtë moment
Gjenevë/ OKB paralajmëron: Po shkojmë drejt një ngrohjeje globale të rëndë
SHBA/ Inaugurimi i Joe Biden, 21 mijë gardistë të armatosur në gatishmëri
Koronavirusi arrin dy milionë viktima në gjithë botën, kryeson SHBA, ndjek Brazili
Thellohet bilanci tragjik i tërmetit në Indonezi, numri i viktimave shkon në 67
‘Pandemia po shfrytëzohet’/ Zvicra në referendum për t’i hequr qeverisë të drejtën e masave të izolimit
Lini nje Koment