X

“Dridhet” Çelsi, presidenti Abramoviç shet 400 milionë euro aksione nga kriza e koronavirusit


Presidenti i Çelsit, Roman Abramoviç ka shitur 40% aksione të kompanisë së tij të arit e cila shkon diku tek 400 milionë euro.

Ky vendim i manjatit rus ka ardhur si pasojë e krizës nga koronavirusi, ku kompanitë e tij kanë humbur shumë para, teksa atij i duhet të mendojë edhe për klubin e futbollit Çelsi që ka në pronësi.

Trajneri Frenk Lampard ka shpenzuar dhe planifikon të shpenzojë shuma të mëdha në merkato.

Përveç merkatos është edhe rikonstruktimi i stadiumit “Stamford Bridge” që pritet të kushtojë rreth 1 bilion euro.

Duke marrë parasysh këto, Abramoviç ka vendosur të shesë askione në njërën prej kompanive të tij./Panorama Sport

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Objektivi i Juventus në merkato, Junajtid iu “rrëmben” sulmuesin bardhezinjve

Juventusi kërkon me ngulm për një sulmues në sezonin e ardhshëm duke qenë se Gonzalo Higuain dhe bardhezinjtë e kanë...

Close