X

Deklaratat e Ramës për komunistët, Krasniqi e Godole: Diktatura nuk mund të jetë ana e duhur e historisë, regres i kryeministrit në 30 vjet


Deklaratat e kryeministrit Edi Rama të enjten për komunistët dhe anën e duhur të historisë janë  pritur me rezerva në qarqet intelektuale në vend.

Herë si mohim i krimeve e herë si fyerje për familjet e përndjekura që nuk gjetën kurrë drejtësi, retorika e shefit te qeverisë, është lexuar në këndvëshrrime të ndryshme.

Politologu Afrim Krasniqi shprehet se më 1990, Rama u distancua nga komunistët, ndërsa sot i rehabiliton. “Rama bëhet njësh me veteranët kur ka zgjedhje. Diktatura nuk është kurrë ana e duhur e historisë”, tha Krasniqi.

Të njëjtën qasje ka edhe Jonila Godole nga Insituti për Demokraci Media e Kulturë- IDMC.

Ajo  e sheh deklaraten si fyerje të mijëra jetëve të shqiptarëve deri edhe fëmijë, që vdiqën në burgje, kampe a internim. Mandej nuk ngurron të gjejë shenja regresi në profilin e nje politikani.

“Ana e duhur e historisë fyen të përndjekurit. Rama i 1990-ës ka pësuar regres, ishte antikomunist”, shtoi Godole.

Gjatë regjimit komunist në vendin tonë, së pari u dënuan deputetët opozitarë e intelektualët, mandej kleri e çdo kundërshtar politik. 30 vite pas rënies së regjimit, për krimet nuk ka fajtorë, madje familjet e rreth 6 mijë të dënuarve kërkojnë ende eshtrat e të afërmve.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Flet Rama: I gëzuar që hodhëm në erë koalicionet, Basha trashi zërin me burgun për mua

Kryeministri Edi Rama nuk e fsheh kënaqësinë për miratimin e ndryshimeve kushtetuese që heq koalicionet parazgjedhore në mënyrën si janë...

Close