X

Përqafime, alkool dhe shisha/ Dalin fotot disa orë para vrasjes së “Flor Qorrit”, viktima e djeg gjatë natës me dhëndrin e Qazim Sejdinit


Dalin fotot e Florian Lamçes (Flor Qorrit) që u shkrepën pak orë para se të vritej në një lokal në qendër të Elbasanit. Në fotot e siguruara nga Panorama, viktima shfaqet në tavolinë me 2 miqtë  e tij, Sokol Sanxhaktari dhe Adriano Hajdari. Siç shihet edhe në foto të tre personat kanë qenë duke konsumuar alkool dhe shisha deri në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Madje mes tyre nuk kanë munguar edhe përqafimet.

Ngjarja e rëndë ndodhi, mëngjesin e sotëm pranë lokalit  ‘Piazza’, në qendër të qytetit të Elbasanit. Gjatë përleshjes 40-vjeçari u godit me shishe dhe sende të forta nga shokët e tij, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari. Ky i fundit është dhëndri i Qazim Sejdinit. Policia ka arrestuar  personat e përfshirë në sherr. Ende nuk dihen detaje të tjera për ngjarjen.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
EMRAT/ Këta janë deputetët që votuan kundër ndryshimeve kushtetuese për “Zgjedhoren”

Kuvendi miratoi me 106 vota pro për hapjen e listave me të paktën dy të tretat dhe heqjen e koalicioneve....

Close